Auditimi i Radio Televizionit të Kosovës
Urgjent
Fushat e identifikuara të rreziqeve
Rekomandimet sipas llojit
Përsëritet?
Statusi (i përgjithshëm)
Rekomandimi | Prioriteti | Zona | Niveli | Afati kohor | Statusi |
---|---|---|---|---|---|
Bordi i RTK-së të sigurojë se të gjitha transaksionet të cilat kryen gjatë periudhës kontabël të trajtohen sipas kërkesave të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (SNK) dhe Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF), në mënyrë që raportimi financiar të jetë i drejtë dhe në pajtim me kornizën raportuese.
Related findings: |
![]() |
Sector |
|
||
Rekomandimi | Prioriteti | Zona | Niveli | Afati kohor | Statusi |
---|---|---|---|---|---|
Bordi i RTK-së duhet të sigurojë se janë marrë të gjitha veprimet e nevojshme për harmonizimin vjetor të gjendjes së llogarive mes RTK-së dhe furnitorëve, duke mos i përjashtuar edhe dërgesat fizike të konfirmimeve nga zyrtarët e RTK-së dhe vizitave te furnitorët për ta konfirmuar gjendjen përfundimtare të detyrimeve.
Related findings: |
![]() |
Sector |
|
||
Rekomandimi | Prioriteti | Zona | Niveli | Afati kohor | Statusi |
---|---|---|---|---|---|
Bordi i RTK-së duhet të sigurojë se janë marrë të gjitha veprimet e nevojshme për harmonizimin vjetor të gjendjes së llogarive mes RTK-së dhe debitorëve, duke mos i përjashtuar edhe dërgesat fizike të konfirmimeve nga zyrtarët e RTK-së dhe vizitave te debitorët për ta konfirmuar gjendjen përfundimtare të kërkesave.
Related findings: |
![]() |
Sector |
|
||
Rekomandimi | Prioriteti | Zona | Niveli | Afati kohor | Statusi |
---|---|---|---|---|---|
Bordi i RTK-së duhet të siguroj se para përgatitjes së pasqyrave financiare, të gjitha transaksionet të cilat kanë ndodhur janë paraqitur drejtë dhe saktë në periudhën e duhur kontabël. Po ashtu, menaxherët e kontratave deri në datën raportuese duhet të ofrojnë shënimet e sakta për shkallën e përmbushjes së kontratave.
Related findings: |
![]() |
Sector |
|
||
Rekomandimi | Prioriteti | Zona | Niveli | Afati kohor | Statusi |
---|---|---|---|---|---|
Bordi i RTK-së të sigurojë se janë marrë veprime konkrete për përcaktimin e politikave të qarta të vlerësimeve kontabël, sidomos të pasurive të paprekshme. Sugjerojmë se me rastin e vlerësimeve që një produksion të trajtohet si pasuri apo të njihet si shpenzim i periudhës, RTK të formojë një juri kompetente e cila do ta vlerësonte cilësinë, vlerën e produksionit dhe jetëgjatësinë e tij, dhe varësisht nga këto vlerësime, të bëj edhe regjistrimet kontabël.
Related findings: |
![]() |
Sector |
|
||
Rekomandimi | Prioriteti | Zona | Niveli | Afati kohor | Statusi |
---|---|---|---|---|---|
Bordi i RTK-së të sigurojë se në të ardhmen nuk do të ndiqen praktika të tilla dhe të merren veprime korrigjuese, në mënyrë që prezantimi i informacionit financiar të jetë i plotë dhe konform standardeve ndërkombëtare të raportimit financiar.
Related findings: |
![]() |
Sector |
|
||
Rekomandimi | Prioriteti | Zona | Niveli | Afati kohor | Statusi |
---|---|---|---|---|---|
Bordi i RTK-së duhet të siguroj se pagesat për shujta iu bëhen vetëm personave të cilëve u takon ky kompensim sipas rregulloreve.
Related findings: |
![]() |
Sector |
|
||
Rekomandimi | Prioriteti | Zona | Niveli | Afati kohor | Statusi |
---|---|---|---|---|---|
Bordi i RTK-së duhet të sigurojë se menaxhmenti nxjerrë vendime në harmoni me rregullativën ligjore. Po ashtu, duhet të vendos kontrolle më efektive për vijueshmërinë e gjithë stafit, si dhe të pajisë gjithë stafin me kartela, për të bërë të mundur evidentimin e vijueshmërisë së tyre në punë apo mbajtjen e evidencave në forma tjera.
Related findings: |
![]() |
Sector |
|
||
Rekomandimi | Prioriteti | Zona | Niveli | Afati kohor | Statusi |
---|---|---|---|---|---|
Bordi i RTK-së duhet të siguroj se vendimet e tij janë duke u zbatuar nga menaxhmenti. Po ashtu, duhet të siguroj se për të gjitha pagesat për shpërblime apo shtesa të paguara jashtë vendimeve, rregullësia e tyre do të shqyrtohet nga ana e Departamentit Ligjor.
Related findings: |
![]() |
Sector |
|
||
Rekomandimi | Prioriteti | Zona | Niveli | Afati kohor | Statusi |
---|---|---|---|---|---|
Bordi i RTK-së të sigurojë, se ngjarjet të cilat i plotësojnë kushtet për trajtimin e tyre si detyrime kontingjente, të analizohen dhe vlerësohen në detaje në mënyrë që të njihen provizionet e këtyre llogarive.
Related findings: |
![]() |
Sector |
|
||
Rekomandimi | Prioriteti | Zona | Niveli | Afati kohor | Statusi |
---|---|---|---|---|---|
Bordi i RTK-së të siguroj së emërimi i anëtarëve të komitetit të auditimit të brendshëm duhet të ketë së paku dy të tretat e anëtarëve të jashtëm sipas kërkesave të Ligjit për kontrollin e brendshëm të financave publike.
Related findings: |
![]() |
Sector |
|
||
Rekomandimi | Prioriteti | Zona | Niveli | Afati kohor | Statusi |
---|---|---|---|---|---|
Bordi i RTK-së duhet të siguroj se janë vendosur kontrolle adekuate sa i takon menaxhimit të kontratave, në mënyrë që raportimi i progresit të kontratave të jetë me kohë dhe i saktë.
Related findings: |
![]() |
Sector |
|
||
Rekomandimi | Prioriteti | Zona | Niveli | Afati kohor | Statusi |
---|---|---|---|---|---|
Bordi i RTK-së të sigurojë se do të merren veprime konkrete për evidentimin dhe rregullimin e problemeve tek njësia monitorimit në marketing, në mënyrë që ky softuer të përmirësohet dhe funksionalizohet plotësisht.
Related findings: |
![]() |
Sector |
|
||
Rekomandimi | Prioriteti | Zona | Niveli | Afati kohor | Statusi |
---|---|---|---|---|---|
Bordi i RTK-së të sigurojë se në pamundësi të realizimit të projektit, të bëhen vlerësimet dhe korrigjimet e nevojshme kontabël dhe trajtimi i duhur i këtij zëri në pasqyrat financiare.
Related findings: |
![]() |
Sector |
|
||
Rekomandimi | Prioriteti | Zona | Niveli | Afati kohor | Statusi |
---|---|---|---|---|---|
Bordi i RTK-së duhet të merr masa të menjëhershme dhe çështjen e këtij objekti ta diskutojë me Kuvendin e Kosovës dhe AKP-në në mënyrë që të sqarohet pronësia e përhershme apo dhënia në shfrytëzim për kohë të caktuar, dhe më pas, çështja të trajtohet edhe në aspektin kontabël të regjistrimit të saj.
Related findings: |
![]() |
Sector |
|
||
Rekomandimi | Prioriteti | Zona | Niveli | Afati kohor | Statusi |
---|---|---|---|---|---|
Bordi i RTK-së të sigurojë se departamenti i prokurimit i zbaton me konsistencë të gjitha kërkesat e rregulloreve të prokurimit dhe do të eliminoj të gjitha lëshimet e identifikuara në rastet e identifikuara më lartë.
Related findings: |
![]() |
Sector |
|
||
Rekomandimi | Prioriteti | Zona | Niveli | Afati kohor | Statusi |
---|---|---|---|---|---|
Bordi i RTK-së të sigurojë se menaxhimi i pasurisë së paprekshme dhe stoqeve të bëhet përmes një moduli të integruar, në të cilin zyrtari i pasurisë në çdo kohë ka qasje të plotë në të gjitha pasuritë dhe menaxhimin e tyre, si dhe gjendja e stoqeve të vendoset nën një kontroll më efikas.
Related findings: |
![]() |
Sector |
|
||