Auditimi i KRM ''Pastrimi'', sh.a, Prishtinë

Urgjent

Fushat e identifikuara të rreziqeve

 

Rekomandimet sipas llojit

Përsëritet?

 

Statusi (i përgjithshëm)

 


Progresi i rekomandimeve
Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Bordi i Drejtorëve duhet të sigurojë se janë marrë të gjitha veprimet e nevojshme për harmonizimin vjetor të gjendjes së llogarive mes KRM Pastrimi dhe debitorëve, duke mos i përjashtuar edhe dërgesat fizike të konfirmimeve nga zyrtarët e kompanisë dhe vizitave te debitorët për ta konfirmuar gjendjen përfundimtare të kërkesave.

Related findings: 

#0 

  Sector


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Bordi i drejtorëve duhet të sigurojë se janë marrë të gjitha veprimet e nevojshme për harmonizimin vjetor të gjendjes së llogarive mes kompanisë dhe furnitorëve, duke mos i përjashtuar edhe dërgesat fizike të konfirmimeve nga zyrtarët e saj dhe vizitave te furnitorët për ta konfirmuar gjendjen përfundimtare të detyrimeve.

Related findings: 

#0 

  Sector


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Bordi i drejtorëve të sigurojë që lidhja e kontratave për punësimin e stafit të ri, të bëhet në përputhje me kriteret e shpallura në konkursin publik dhe dhe në pajtim me Ligjin e Punës.

Related findings: 

#0 

  Sector


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Bordi i Drejtorëve të sigurojë që të merren masa e nevojshme që të plotësohen të gjitha udhëzimet për rregullimin dhe përcaktimin e procedurave të konkursit publik, si dhe të ushtrojë kontrolle në burimet njerëzore dhe tek komisionet e përzgjedhjes në mënyre që të plotësohen kushtet dhe kriteret e konkurseve gjatë vlerësimit.

Related findings: 

#0 

  Sector


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Bordi i Drejtorëve duhet rrisë kontrollet në zyrën e personelit, në mënyrë që përllogaritjet e pagave të bëhen më saktësi sipas kontratave dhe ligjeve në fuqi.

Related findings: 

#0 

  Sector


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Bordi i Drejtorëve të sigurojë një vlerësim dhe planifikim të duhur të nevojave të ndërmarrjes, para se plani i prokurimit vjetor të jetë aprovuar dhe të sigurojë aplikimin e procedurave të prokurimit sipas kërkesave të LPP-së për furnizimet e kësaj natyre.

Related findings: 

#0 

  Sector


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Bordi i Drejtorëve duhet të forcojë kontrollet e brendshme në shërbimin e operativës dhe tek sektori i faturimit, në mënyrë shërbimet e kryera të faturohen në bazë të kontratës me Komunën e Prishtinës.

Related findings: 

#0 

  Sector


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Bordi i Drejtorëve të sigurojë që janë marrë veprimet e nevojshme korrigjuese në gabimet lidhur me detyrimet në të dhënat kontabël, në mënyrë që të bëhet një prezantim i saktë i llogarive. Përveç kësaj, regjistri i obligimeve të rishikohet në baza të rregullta kohore në mënyrë që të vërtetohet plotësia dhe saktësia e detyrimeve.

Related findings: 

#0 

  Compliance Sector Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Bordi i Drejtorëve të sigurojë, se janë vendosur procese efektive për të konfirmuar që janë bërë korrigjimet e gabimeve të identifikuara tek rrjedha e parasë për të siguruar një pamje të drejtë dhe të vërtetë të kësaj pasqyre.

Related findings: 

#0 

  Compliance Sector Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Bordi i Drejtorëve duhet të sigurojë që brenda një afati të arsyeshëm kohor, të shqyrtojë dhe të marrë masat e nevojshme korrigjuese, në mënyrë që të gjithë klientët e evidentuar me emërtimin “XX”, “XN” dhe “?”, të regjistrohen në emër të shfrytëzuesve të shërbimit. Njëkohësisht të rishikohen llogaritë e debitorëve tjerë për të cilët nuk ka asnjë informacion identifikues në regjistër.

Related findings: 

#0 

  Compliance Sector Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Bordi i Drejtorëve të sigurojë, që mos pajtueshmëritë ligjore të korrigjohen sa më shpejtë që është e mundur, duke filluar nga azhurnimi i kontratave te vjetra e deri të aplikimi i tarifave aktuale të rregulloreve komunale të caktuara nga aksionari si organ kompetent. Kurse për çdo shërbim të faturuar të sigurohen dëshmitë lidhur me ofrimin e shërbimit (sasinë, llojin, kohën dhe vendin).

Related findings: 

#0 

  Compliance Sector Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Bordi i Drejtorëve të sigurojë një rishikim të detajuar të regjistrit të pasurive, dhe se janë marrë veprime korrigjuese lidhur me rritjen/rënien e vlerës së aseteve pas rivlerësimit të tyre, në mënyrë që shuma rezervës së rivlerësimit të prezantohet saktë në pasqyrat financiare.

Related findings: 

#0 

  Compliance Sector Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Bordi i Drejtorëve të sigurojë se është bërë një analizë e shkaqeve të cilat kanë ndikuar në keq prezantimin e pasqyrës së ndryshimeve në ekuitet dhe të ndërmerren veprime për t’i adresuar këto shkaqe në mënyrë sistematike për të siguruar një pamje të drejtë dhe të vërtetë të pasqyrave.

Related findings: 

#0 

  Compliance Sector Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Bordi i Drejtorëve të rishqyrtoj kushtet e kontratës me Komunën e Prishtinës, duke u siguruar që këto kushte të jenë të pranueshshme për të dyja palët.

Related findings: 

#0 

  Compliance Sector Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Bordi i Drejtorëve duhet ta zbatoj planin e biznesit që vet e ka miratuar. Për më tepër, të bëjë monitorimin e vazhdueshëm të shpenzimeve të pagave në raport me planifikimet, dhe në rastet se shfaqet nevoja për shpenzime shtesë, kjo të mbështetet me rishikim të planit të biznesit me kohë.

Related findings: 

#0 

  Compliance Sector Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Bordi i Drejtorëve të sigurojë, që me rastin e themelimit të marrëdhënieve të punës të respektohen dispozitat ligjore përkatëse përmes zhvillimit të procedurave rekrutimit, dhe të siguroj se pozitat e rregullta mbulohen me procese të rregullta të rekrutimit.

Related findings: 

#0 

  Compliance Sector Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Bordi i Drejtorëve të sigurojë, që Njësia e Auditimit të Brendshëm, të krijojë një program efikas të siguri dhënies dhe përmirësimit të cilësisë së aktiviteteve të brendshme, përmes shtimit të burimeve njerëzore me njohuri të mjaftueshme në praktikat e auditimit të brendshëm.

Related findings: 

#0 

  Sector Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Bordi i Drejtorëve të sigurojë një vlerësim dhe planifikim të duhur të nevojave të ndërmarrjes dhe duke u siguruar që artikujt e ngjashëm grupohen dhe për to përdoren procedurat e prokurimit sipas kërkesave të LPP-së.

Related findings: 

#0 

  Compliance Sector Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Bordi i Drejtorëve të forcojë kontrollet e brendshme për procesin e prokurimit duke siguruar që njësitë kërkuese parashtrojnë kërkesat me kohë, për t’i lejuar zyrës së prokurimit planifikimin dhe inicimin me kohë të aktiviteteve dhe procedurave të prokurimit.

Related findings: 

#0 

  Compliance Sector Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Bordi i Drejtorëve të sigurojë, që zyra e faturimit bën pasivizimin e klientëve vetëm duke ndjekur procedurat përmes komisionit verifikues duke u plotësuar kushti primar që borxhet e klientëve ndaj kompanisë para procesit të pasivizimit të bëhen zero.

Related findings: 

#0 

  Sector


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Bordi i Drejtorëve të sigurojë, që tarifat dhe kushtet e kontratave të klientëve të veçantë të respektohen, dhe aty ku është e nevojshme, kontratat të azhurnohen sipas tarifave të aplikueshme.

Related findings: 

#0 

  Sector


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Bordi i Drejtorëve të sigurojë, që para inicimit të procedurave të prokurimit, të mos ekzekutojë asnjë aktivitet të prokurimit në një mënyrë që redukton apo eliminon konkurrencën në mes të operatorëve ekonomik ose që diskriminon në dëm ose në të mirë të një ose më shumë operatorëve ekonomik. Kriteret teknike duhet të sigurojnë që procesi i vlerësimit të ofertave të jetë i barabartë dhe jo-diskriminues.

Related findings: 

#0 

  Sector Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Bordi i Drejtorëve të sigurojë, që të bëhen korrigjimet e gabimeve të cilat kanë ndodhur me rastin e trajtimit të pasurive pas rivlerësimit të tyre, për të qenë në përputhje me kërkesat e standardeve.

Related findings: 

#0 

  Compliance Sector Nuk ka filluar zbatimi