Auditimi i Komunës së Ferizajt

Urgjent

Fushat e identifikuara të rreziqeve

 

Rekomandimet sipas llojit

Përsëritet?

 

Statusi (i përgjithshëm)

 


Progresi i rekomandimeve
Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të sigurojë se detyrimet financiare të prezantohen në pasqyrat financiare sipas kërkesave të rregullores për Raportim Vjetor Financiar nga Organizatat Buxhetore.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të sigurojё që janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që shpenzimet të planifikohen në ndarjet adekuate të buxhetit apo të bëhet ridestinim i mjeteve dhe që pagesa dhe regjistrimi i shpenzimeve tё bëhet sipas kodeve ekonomike adekuate të përcaktuara me plan kontabël.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të sigurojё se janë marrë veprimet e nevojshme që projektet e aprovuara të realizohen sipas planifikimit. Nëse paraqitet nevoja për ridestinim të fondeve të projekteve, kjo të realizohet përmes procedurave të përcaktuar me rialokim në pajtim me Ligjin mbi ndarjet buxhetore.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të sigurojё përmbushjen e kërkesave ligjore në përgatitjen e planit vjetor të mbështetjes financiare për OJQ-të, dhe raportimin e planit në Zyrën e Kryeministrit.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të sigurojë kontrollin e duhur përmes zyrës së prokurimit në mënyrë që komisionet e vlerësimit të tenderëve bëjnë vlerësim dhe krahasim të drejt të ofertave, po ashtu, të rishikoj procesin dhe të siguroj se është përzgjedhur OE i përgjegjshëm.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të sigurojё se shpenzimi i parasë publike për blerjen e shërbimeve punëve apo produkteve të bëhet sipas procedurave adekuate të prokurimit për konkurrencë të barabartë dhe transparente në mënyrë që të arrihet vlera për paranë e shpenzuar.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të ndërmarrë veprimet e duhura për të vendosur kontrollet e brendshme në mënyrë që të gjitha të hyrat e mbledhura dhe shpenzimi i këtyre mjeteve duhet të bëhet në përputhje me rregullat dhe sipas kërkesave ligjore. Si dhe të sigurojë mundësin e një rishikim të kontrollit për tri vitet paraprake nga njёsia e auditimit tё brendshёm.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari të siguroj kontrolle dhe monitoroj zbatimin e kërkesave ligjore, që me rastin e inicimit të procedurave të prokurimit për kontraktimin e punëve/ndërtimit të sigurohet paraprakisht hartimi i projekteve në përputhje me nevojat dhe kërkesat e parashikuara.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të sigurojё se janë eliminuar të gjitha pengesat që e pamundësojnë realizimin e kontratës sipas kushteve të kontratës para inicimitë të procedurave të prokurimit dhe hyrjes në obligime kontraktuale ashtu që realizimi i kontratës të mos ketë pengesa.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të siguroj menaxhim më të mirë të kontratave publike duke bërë zbatimin e përpiktë të të gjitha pikave të kontratës dhe në raste kur paraqiten rrethana ku OE nuk bëjnë zbatimin e tërësishëm të kontratave të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme para se të kërkohet shkëputja e kontratës.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të sigurohet se blerja e shërbimeve apo produkteve të bëhet sipas procedurave adekuate të prokurimit publik duke respektuar procesin e blerjes prej inicimit të kërkesës deri tek nënshkrimi i kontratës.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të sigurojë se funksionon kontrolli i duhur përmes zyrës së prokurimit, ashtu që, të rishikoj se njësitë kërkuese bëjnë hartimin e specifikimeve teknike sipas kërkesave ligjore dhe nevojave të komunës duke përcaktuar standardin e cilësisë së punës apo furnizimit.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të që para shtimit të numrit të paraleleve të sigurohet se ka në dispozicion buxhet të mjaftueshëm për çdo pozitë për rekrutim dhe ka vende të lira për përfshirjen e tyre në listën e pagave.

Related findings: 

#0 

  Accountability Municipality Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të sigurojë se janë ndjekur të gjitha procedurat dhe hapat e prokurimit në angazhimin e kontraktorëve individual për shërbime të veçanta duke u kujdesur që personeli i angazhuar do të jetë për pozita jo të rregullta.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të sigurojë rritjen e aktiviteteve për verifikim të pronave të paluajtshme, sipas kërkesave ligjore, në mënyrë që ndryshimet eventuale të pronave të integrohen në bazën e të dhënave për të reflektuar detyrimin e saktë tatimor. Po ashtu të shtojë kontrollet që ankesat të shqyrtohen brenda afateve kohore ligjore.

Related findings: 

#0 

  Accountability Municipality Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të ndërmarr veprimet e nevojshme qё menaxherët e kontratave kanë hartuar planet për menaxhimin e kontratave para fillimit të zbatimit të tyre, në mënyrë që kontratat të monitorohen në baza të rregullta.

Related findings: 

#0 

  Accountability Municipality Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të sigurojё se obligimet e mbetura në fund vit të raportohen saktë në Pasqyrat Financiare Vjetore dhe të gjitha informatat për faturat e papaguara dorëzohen me kohë tek Zyrtari Kryesor Financiar. Po ashtu, të sigurohet që të gjitha faturat dhe detyrimet financiare paguhen brenda afatit ligjor dhe punët apo furnizimet të bëhen vetëm atëherë kur komuna paraprakisht i siguron fondet apo ndan mjetet buxhetore të mjaftueshme për pagesë.

Related findings: 

#0 

  Accountability Municipality Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të sigurohet se të gjitha pasuritë regjistrohen në regjistrin e pasurisë në mënyrë që të ulet rreziku i keqpërdorimit apo humbjes së pasurisë. Po ashtu, kryetari duhet të sigurojë se janë regjistruar të gjitha pasuritë nën 1000€ dhe që sistemi e-pasuria të funksionalizohet.

Related findings: 

#0 

  Accountability Municipality Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të sigurojё se zyrtarët përgjegjës mbajnë evidenca të sakta për llogaritё e arkёtueshme dhe Zyrtari Kryesor Financiar duhet tё sigurohet se prezantimi i tyre në PFV ёshtё i saktë. Po ashtu, të komunikojë me Departamentin e Tatimit në Pronë, që obligimi i tatimit në pronë për objektet komunale të shlyhet.

Related findings: 

#0 

  Accountability Municipality Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të siguroj procedura të qarta për inkasimin e llogarive tё arkёtueshme, gjithashtu duhet të siguroj veprime adekuate për një zgjidhje të përbashkët me Agjensin Kosovare të Privatizimit lidhur me obligimet për ndërmarrjet shoqërore të cilat janë në menaxhimin e tyre dhe që çështja e pagesës së borxheve të vjetra të ish-ndërmarrjeve shoqërore të gjejë një formë të përshtatshme të realizimit të tyre. Po ashtu Kryetari, duhet të siguroj që po shqyrtohen në mënyrë aktive të gjitha opsionet e mundshme, duke vendosur politika dhe rregullore me qëllim të rritjes së efikasitetit në mbledhjen e borxheve duke shqyrtuar gjitha masat në pajtim me ligjin, ndaj operatorëve të cilët nuk i përmbushin obligimet.

Related findings: 

#0 

  Accountability Municipality Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të sigurojë funksionimin e komitetit të auditimit që të rishikojë në mënyrë kritike planet e auditimit të brendshëm për të konfirmuar se ato bazohen në rrezik dhe t’i ofrojë sigurinë e kërkuar menaxhmentit. Gjithashtu, Komiteti duhet të monitoroj veprimet e ndërmarra nga menaxhmenti në lidhje me rekomandimet e auditimit.

Related findings: 

#0 

  Accountability Municipality Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të siguroj që menaxheri i kontratës të veprojë në bazë të përgjegjësive, me qëllim të respektimit të rregullave dhe mos tejkalimit të kompetencave, dhe sa herë që paraqitet nevoja për ndryshime të kontratës, të bëjë kërkesë për aprovim të ndryshimeve duke arsyetuar kërkesën për ndryshim. Po ashtu, të mos bëjë autorizimin e ndryshimeve të projektit më shumë se 10% që lejohet me ligj.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të sigurohet se bëhet krahasimi i raporteve të inventarizimit me regjistrat e pasurisë si dhe azhurnohen regjistrat e pasurisë sipas të dhënave të regjistrimeve të fundit. Kryetari duhet të analizoj nëse është e nevojshme hartimi i procedurave dhe rregulloreve të brendshme për menaxhimin e pasurisë së komunës.

Related findings: 

#0 

  Municipality