Auditimi i Komunës së Skenderajt

Urgjent

Fushat e identifikuara të rreziqeve

 

Rekomandimet sipas llojit

Përsëritet?

 

Statusi (i përgjithshëm)

 


Progresi i rekomandimeve
Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të sigurojë një planifikim më të mirë të alokimit dhe zotimit të mjeteve si dhe inicimi i procedurave të shpenzimeve të realizohet vetëm kur mjetet janë në dispozicion me qëllim të pagesës së detyrimeve ndaj operatorëve ekonomik. Po ashtu raportet mujore të obligimeve të rishikohen për qëllimin e plotësisë para se të dorëzohen në Thesar.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari, duhet të sigurojë se që nevojat e komunës për pozitat të rregullta të adresohen në Ministrin e Financave Punës dhe Transfereve dhe aty ku është e nevojshme angazhimi i stafit me marrveshje të veçanta, të respektohen kërkesat ligjore në fuqi.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të sigurojë vendosjen e sistemit të kontrolleve të brendshme në këtë fushë, procedimi dhe regjistrimi i shpenzimeve të bëhet sipas kodeve dhe kategorive ekonomike adekuate në përputhje me planin kontabël të miratuar nga Thesari.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të forcojë kontrollet e brendshme në menaxhimin e pasurive dhe të bëjë një rishikim dhe të siguroj regjistrimin e plotë dhe të saktë të pasurisë në regjistrat kontabël, dhe të bëjë një rivlerësim te të gjithë listës së pasurive të komunës.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të shtoj kontrollet gjatë hartimit të PVF-ve, në mënyrë që PVF-të për vitin 2022 të mos përmbajnë gabime kontabël dhe administrative. Deklarata e dhënë nga Zyrtari Kryesor Administrativ dhe Zyrtari Kryesor Financiar duhet të nënshkruaj vetem pasi që janë siguruar se PVF-të prezantojne të dhëna të plota dhe të sakta.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari, duhet të sigurojë se procesi i inventarizimit dhe vlerësimit të pasurive të kryhet në të gjithë sektorët dhe komisionet duhet të bëjnë krahasimin e rezultateve të inventarizimit me gjendjen kontabël të pasurive, duke i verifikuar të gjitha pasuritë sipas gjendjes me vlerë, në përdorim dhe jashtë përdorimit.

Related findings: 

#0 

  Compliance Municipality 2021-12-31 Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të sigurojë efikasitet më të lartë në arkëtimin e llogarive të arkëtueshme duke hartuar dhe aplikuar plane dhe procedura të qarta për mënyrën e arkëtimit të tyre.

Related findings: 

#0 

  Compliance Municipality 2021-12-31 Pjesërisht i zbatuar


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari, duhet të sigurojë që pozitat e zbrazëta në NjAB të plotësohen sa me herët të jetë e mundshme, që do të ndikonin në funksionimin dhe forcimin e kontrolleve të brendshme.

Related findings: 

#0 

  Compliance Municipality 2021-12-31 Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të sigurojë se lista e detyrimeve kontingjente duhet të jetë e bazuar mbi dëshmitë përkatëse dhe të sakta, dhe që përditësohet në periudha të rregullta, në mënyrë që të dëshmojnë vlerën financiare dhe të siguroj pretendimet e tilla që kanë të bëjnë me komunën.

Related findings: 

#0 

  Compliance Municipality 2021-12-31 Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të sigurojë se me qëllim të realizimit me kohë të projekteve kapitale, paraprakisht të jenë siguruar fondet për realizimin e projektit dhe ka ndermarrë të gjitha masat për evitimin e pengesave në zbatim të kontratës.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të sigurojë që komiteti i auditimit të jetë funksional, që t’i ndihmon në përmirësimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike, me qëllim që të arrihen objektivat e synuara të organizatës, duke ofruar këshilla dhe rekomandime që kanë të bëjnë me qeverisjen, menaxhimin e rrezikut dhe proceset e kontrollit të brendshëm.

Related findings: 

#0 

  Municipality