Auditimi i Komunës së Pejës

Urgjent

Fushat e identifikuara të rreziqeve

 

Rekomandimet sipas llojit

Përsëritet?

 

Statusi (i përgjithshëm)

 


Progresi i rekomandimeve
Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të sigurojë se zyrtarët përgjegjës mbajnë evidenca të sakta për llogaritë e arkëtueshme dhe Zyratri Kryesor Financiar duhet të sigurohet se prezantimi i tyre në PFV të jetë i saktë. Po ashtu, të komunikojë me Departamentin e Tatimit në Pronë, që obligimi i tatimit në pronë për pronat komunale dhe për ato që janë në përdorim nga Forcat shumëkombëshe paqeruajtëse të shlyhet.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të sigurojë se detyrimet financiare prezantohen në Pasqyrat Financiare Vjetore sipas kërkesave të rregullores për Raportim Vjetor Financiar nga Organizatat Buxhetore.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të sigurojë që janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që shpenzimet të planifikohen në ndarjet adekuate të buxhetit apo të bëhet ridestinim i mjeteve dhe që pagesa dhe regjistrimi i shpenzimeve tё bëhet sipas kodeve ekonomike adekuate të përcaktuara me plan kontabël.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari të siguroj kontrolle dhe monitoroj zbatimin e kërkesave ligjore, që me rastin e inicimit të procedurave të prokurimit për kontraktimin e punëve/ndërtimit të sigurohet paraprakisht hartimi i projekteve në përputhje me nevojat dhe kërkesat e parashikuara.

Related findings: 

#0 

  Municipality Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari të sigurohet që të gjitha faturat dhe detyrimet financiare paguhen brenda afatit ligjor dhe punët apo furnizimet të bëhen vetëm atëherë kur komuna paraprakisht i siguron fondet apo ndan mjetet buxhetore të mjaftueshme për pagesë.

Related findings: 

#0 

  Municipality Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të sigurojë se janë ndjekur të gjitha procedurat dhe hapat e prokurimit në angazhimin e kontraktorëve individual për shërbime të veçanta, duke u kujdesur që personeli i angazhuar do të jetë në gjendje të përmbushin detyrat e kërkuara. Po ashtu, menaxhmenti duhet të përkujdeset që angazhimet për pozitat e rregullta, të zhvillohen përmes procesit të rregullt të rekrutimit.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të sigurojë se me rastin e subvencionimit të OJQ-ve do të respektohen kërkesat e dala nga rregullorja, ashtu që mbështetja financiare për OJQ-të, të bëhet me thirrje publike sipas kritere të përcaktuara me rregullore.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari të sigurohet se në të gjitha rastet kur përfituesit e subvencioneve nuk janë duke i zbatuar marrëveshjet e pranimit të subvencioneve, të ndërmerren masa që të kthehen subvencionet duke e respektuar të gjitha pikat e marveshjes së nënshkruar mes palëve. Gjithashtu, të vendosen masa adekuate të kontrollit që anëtarët e komisioni të vlerësimit të aplikacioneve për subvencione mos të jenë në konflikt të interesit.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të sigurojë kontrollin e duhur përmes zyrës së prokurimit, në mënyrë që komisionet e vlerësimit të tenderëve bëjnë vlerësim dhe krahasim të drejt të ofertave, po ashtu, të rishikoj procesin dhe të siguroj se është përzgjedhur OE i përgjegjshëm.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të siguroj se verifikimi i pronave komunale duhet të bëhet siç parasheh ligji në mënyrë që në bazën e të dhënave të integrohen të gjitha ndryshimet eventuale tek pronat, të vlefshme për bazën e tatueshme.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të sigurojë se të gjitha pasuritë regjistrohen në regjistrin e pasurisë në mënyrë të drejtë dhe të saktë për qëllime të raportimit dhe që të ulet rreziku i keqpërdorimit apo humbjes së pasurisë.

Related findings: 

#0 

  Municipality Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të siguroj procedura të qarta për inkasimin e llogarive të arkëtueshme. Gjithashtu, duhet të siguroj veprime adekuate për një zgjidhje të përbashkët me Agjensin Kosovare të Privatizimit lidhur me obligimet për ndërmarrjet shoqërore të cilat janë në menaxhimin e tyre dhe që çështja e pagesës së borxheve të vjetra të ish-ndërmarrjeve shoqërore të gjejë një formë të përshtatshme të realizimit të tyre. Po ashtu, Kryetari, duhet të siguroj që po shqyrtohen në mënyrë aktive të gjitha opsionet e mundshme, duke vendosur politika dhe rregullore me qëllim të rritjes së efikasitetit në mbledhjen e borxheve, duke shqyrtuar gjitha masat në pajtim me ligjin, ndaj borxhinjëve të cilët nuk i përmbushin obligimet.

Related findings: 

#0 

  Municipality Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të ndërmarr veprime të duhura që në përputhje me ligjet në fuqi dhe vendimet ekzekutive të KPMSHCK dhe gjykatave kompetente të sqaroj dhe të zgjidhë këtë çështje ashtu që NjAB të ketë të emëruar një Drejtor të NjAB-së të zgjedhur me konkurs dhe të revokohet vendimi për ushtrues detyre i Drejtorit të NJAB-së.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të ndërmarrë veprimet e duhura për të vendosur kontrollet e brendshme në mënyrë që të gjitha të hyrat e mbledhura dhe shpenzimi i këtyre mjeteve duhet të bëhet në përputhje me rregullat dhe sipas kërkesave ligjore.

Related findings: 

#0 

  Municipality