Auditimi i Komunës së Istogut

Urgjent

Fushat e identifikuara të rreziqeve

 

Rekomandimet sipas llojit

Përsëritet?

 

Statusi (i përgjithshëm)

 


Progresi i rekomandimeve
Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të shtoj kontrollet gjatë përgatitjes së PFV-ve, në mënyrë që tabelat dhe shpalosjet për vitin 2022 të mos përmbajnë gabime dhe të ndërmerr masa adekuate ndaj personave përgjegjës për mos prezantim të saktë të të dhënave në PFV për dy vite radhazi. Po ashtu, duhet të sigurohet se deklarata e dhënë nga Zyrtari Kryesor Administrativ dhe ai Financiar nuk nënshkruhet, nëse nuk janë zbatuar të gjitha kontrollet e nevojshme sipas draft PFV-ve.

Related findings: 

#0 

  Strategic Accountability Municipality Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të siguroj që Llogarit e arketueshme të prezantohen në pasqyrat financiare, sipas kërkesave të rregullores për Raportim Vjetor Financiar nga Organizatat Buxhetore. Po ashtu, duhet të siguroj se personat përgjegjës për mbajtjen e regjistrave të Llogarive të arketushme dhe Zyrtari Kryesor Financiar bashkëpunojnë dhe japin vlera të sakta të Llogarive të arketushme me rastin prezantimit të tyre në PFV.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të siguroj rritjen e aktiviteteve për verifikim të pronave të paluajtshme, sipas kërkesave ligjore, në mënyrë që ndryshimet eventuale të pronave të integrohen në bazën e të dhënave për të reflektuar detyrimin e saktë tatimor.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të siguroj se janë ndjekur të gjitha procedurat dhe hapat e prokurimit në angazhimin e kontraktorëve individual për shërbime të veçanta, duke u kujdesur që personeli i angazhuar do të jetë për pozita jo të rregullta.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të siguroj përmbushjen e kërkesave ligjore në përgatitjen e planit vjetor të mbështetjes financiare për OJQ-të, dhe raportimin e planit në ZKM në afatin e përcaktuar.

Related findings: 

#0 

  Municipality Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari, duhet të siguroj që po shqyrtohen në mënyrë aktive të gjitha opsionet e mundshme, duke vendosur politika dhe rregullore me qëllim të rritjes së efikasitetit në mbledhjen e borxheve duke shqyrtuar gjitha masat në pajtim me ligjin, ndaj operatorëve të cilët nuk i përmbushin obligimet.

Related findings: 

#0 

  Municipality Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të siguroj që thirrjet publike për subvencionim të përmbajnë të gjitha kërkesat e përcaktuara me rregulloren mbi Kriteret Standardet dhe Procedurat e Financimit publik të OJQ-ve, pastaj të kërkoj nga OJQ-të të dorëzojnë raporte kthyese financiare dhe narrative si dhe për çdo përfitues të subvencionit të caktojë zyrtar monitorues.

Related findings: 

#0 

  Municipality Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të siguroj veprimet e nevojshme që KA të ketë përbërje të plotë dhe të siguroj funksionimin e KA-së në mënyrë që komiteti të rishikojë në mënyrë kritike planet e auditimit të brendshëm për të konfirmuar se ato bazohen në rrezik dhe t’i ofrojë sigurinë e kërkuar menaxhmentit. Gjithashtu, KA duhet të monitoroj veprimet e ndërmarra nga menaxhmenti në lidhje me rekomandimet e auditimit.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të siguroj se përfaqësuesi juridik i komunës, ndërmerr veprimet e nevojshme brenda afateve kohore në rastet kur është i nevojshëm përfaqësimi juridikë i komunës për tu mbrojtur interesi i Komunës.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të siguroj që janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që shpenzimet të planifikohen në ndarjet adekuate të buxhetit apo të bëhet ridestinim i mjeteve dhe që pagesa dhe regjistrimi i shpenzimeve bëhet sipas kodeve ekonomike adekuate të përcaktuara me plan kontabël.

Related findings: 

#0 

  Municipality Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të sigurohet se të gjitha pasuritë regjistrohen në regjistrin e pasurisë në mënyrë që të ulet rreziku i keqpërdorimit apo humbjes së pasurisë. Po ashtu, sistemi e-pasuria duhet të përdoret për evidentimin e pasurive nën 1000€.

Related findings: 

#0 

  Municipality Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të sigurohet që të gjitha faturat dhe detyrimet financiare paguhen brenda afatit ligjor dhe punët apo furnizimet të bëhen vetëm atëherë kur komuna paraprakisht i siguron fondet apo ndan mjetet buxhetore të mjaftueshme për pagesë.

Related findings: 

#0 

  Municipality Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të siguroj se dosjet e tatimpaguesve janë kompletuar bazuar në kërkesat e sistemit Protax. Gabimet dhe defektet që ndodhin në sistemin Protaks duhet të trajtohen dhe zgjidhen në bashkëpunim me Departamentin e Tatimit në Pronë në kuadër të ministrisë së financave punës dhe transfereve.

Related findings: 

#0 

  Municipality Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të sigurohet se funksionon kontrolli i duhur përmes zyrës së prokurimit, ashtu që, të rishikoj se njësitë kërkuese bëjnë hartimin e projektit ekzekutiv sipas kërkesave ligjore dhe nevojave të komunës duke përcaktuar standardin e cilësisë së punës apo furnizimit.

Related findings: 

#0 

  Municipality Nuk ka filluar zbatimi