Auditimi i Komunës së Shtimes

Urgjent

Fushat e identifikuara të rreziqeve

 

Rekomandimet sipas llojit

Përsëritet?

 

Statusi (i përgjithshëm)

 


Progresi i rekomandimeve
Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të sigurojë se janë ndjekur të gjitha procedurat dhe hapat e prokurimit në angazhimin e shërbime të veçanta, duke u kujdesur që personeli i angazhuar të jetë meritor, në mënyrë që të jenë në gjendje të përmbushin detyrat e kërkuara në mënyrë cilësore.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të sigurojë kontrollet e brendshme lidhur me procesin e hartimit të specifikave, të përcaktimit të procedurave dhe llojit të kontratave, vlerësimit të ofertave dhe të zbatimit të kontratave, në mënyrë që të arrijë qëllimet e planifikuara.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të sigurojë se për çdo procedurë tenderuese për punë, përveç përgatitjes se projektit ekzekutiv të bëjë publikimin e tij se bashku me dokumentacionin tjetër për atë tender. Dhe kurdo që ndonjë OE merr fizikisht ndonjë dokument shtesë, të mbahet regjistër i dorëzim pranimit të atyre dokumenteve.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të sigurojë që komuna të përgatitë planin vjetor për mbështetje financiare për OJQ-ve dhe të njëjtat t’i dërgohen me kohë zyrës për qeverisje të mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, dhe të siguroj se i njëjti përmban të gjitha kërkesat e përcaktuara me rregulloren për mbështetje financiare.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të sigurojë një planifikim më të mirë të alokimit dhe zotimit të mjeteve si dhe inicimi i procedurave të shpenzimeve të realizohet vetëm kur mjetet janë në dispozicion me qëllim të eliminimit të vonesave për pagesat e faturave ndaj operatorëve ekonomik.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të sigurojë buxhetimin dhe plotësimin me staf të mjaftueshëm të NjAB-së për të ndikuar në forcimin dhe funksionimin e kontrolleve të brendshme në komunë.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të ndërmarr veprimet e nevojshme në forcimin e kontrolleve të brendshme për korrigjimin dhe menaxhimin e regjistrit të pasurive, dhe në veçanti duke i verifikuar dhe korrigjuar vlerat e pasurive me statutin “Investime në vijim” dhe nëse jeta e përdorimit të pasurive është ajo e përcaktuara me rregullore dhe që vlera e pasurive të prezantohet e saktë.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të shtoj kontrollet gjatë hartimit të PFV-ve, në mënyrë që PFV-të për vitin 2022 të mos përmbajnë gabime kontabël dhe administrative. Deklarata e dhënë nga Zyrtari Kryesor Administrativ dhe Zyrtari Kryesor Financiar duhet të nënshkruhet vetëm pasi që janë siguruar se PFV-të prezantojnë të dhëna të plota dhe të sakta.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për të siguruar se mbledhja e Ll.A bëhet sipas kërkesave dhe mënyrave të përcaktuara ligjore duke i zvogëluar Ll.A dhe rritjen e të hyrave të komunës.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të ndërmarr veprimet e nevojshme në forcimin e kontrolleve të brendshme në identifikimin e të gjithë tatimpaguesve të tatimit në pronë, që kanë përfituar dy herë zbritjen e lejuar për njësinë e banimit parësor, dhe t’ i korrigjoi statutin e pronës se dytë dhe të tretë te të njëjtit pronar si vendbanim dytësor.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të sigurojë se para inicimit të procedurava të prokurimit ka analizuar dhe ka zgjidhur të gjitha pengesat e mundshme. Në anën tjetër, të sigurojë se punët kryhen sipas afateve të përcaktuara në kontratë dhe pa vonesa, në mënyrë që të shmangen shpenzimet eventuale shtesë si dhe ndikimet tjera buxhetore. Derisa për diferencën e paguar përtej punëve të kryera, ta trajtoj me OE në mënyrë që mjetet shtesë t’i kthej në buxhetin e komunës.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të sigurojë vendosjen e sistemit të kontrolleve në këtë fushë, që planifikimi buxhetor i shpenzimeve të bëhet sipas kodeve adekuate si dhe pagesat të regjistrohen në kode përkatëse në përputhje me planin kontabël të aprovuar nga Thesari.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari, deri në bartjen përfundimtare të buxhetit tek MPB, duhet të kërkoj nga menaxhmenti i AME-së, që për zyrtarët të cilët paguhen nga buxheti i komunës, të sigurohen së paku kontratat e punës dhe konfirmimin që ata zyrtar kanë punuar gjatë muajit përkatës, për tu siguruar se janë paguar vetëm punëtorët që kanë përmbushë detyrimet nga marrëdhënia e punës.

Related findings: 

#0 

  Strategic Information Municipality 2022-05-18 Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të sigurojë se procesi i inventarizimit të pasurive do të kryhet sipas kërkesave për menaxhimin e pasurive jo financiare në organizatat buxhetore, dhe të bëhet krahasimi i rezultateve të inventarizimit me gjendjen kontabël të pasurive, duke i sqaruar të gjitha diferencat e konstatuara. Po ashtu raporti i përgjithshëm i inventarizimit të kryhet deri në datën e përcaktuar me vendimin për themelimin e komisioneve, dhe të gjitha ndryshimet në numrin ose vlerën e pasurive të cilat identifikohen gjatë inventarizimit duhet të pasqyrohen në regjistrin e pasurive dhe në regjistrin kontabël.

Related findings: 

#0 

  Urgent Compliance Municipality 2022-05-18 Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari të ndërmerr veprime adekuate për një zgjidhje të përbashkët me AKP-në lidhur me obligimet e NSh-ve të cilat janë nën menaxhimin e tyre dhe të ish NSh-ve të privatizuara.

Related findings: 

#0 

  Strategic Accountability Municipality 2022-12-31 Nuk ka filluar zbatimi