Auditimi i Komunës së Lipjanit

Urgjent

Fushat e identifikuara të rreziqeve

 

Rekomandimet sipas llojit

Përsëritet?

 

Statusi (i përgjithshëm)

 


Progresi i rekomandimeve
Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të sigurojë përmes personave përgjegjës që të ndjekin hapat për procedimin e pagesave të përcaktuara me rregullën financiare për shpenzimin e parave publike.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të sigurojë marrjen e masave të duhura në mënyrë që vlerësimi i aplikacioneve të bëhet në pajtueshmëri të plotë me kriteret e përcaktuara në thirrjet publike, duke mos tejkaluar vlerën e përcaktuar për ndarjen e subvencioneve.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të sigurojë se obligimet e mbetura në fundvit të raportohen saktë në PFV, si dhe të gjitha obligimet të paguhen në afatin ligjor prej 30 ditësh.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të sigurojë kontrolle në procesin e vlerësimit të ofertave, në mënyrë që përzgjedhja e fituesve të bëhet vetëm pasi të jenë plotësuar kërkesat e përcaktuara në njoftimin e kontratës dhe në dosjen e tenderit.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të sigurojë, që të ketë fondet e nevojshme për kategorinë e pagave, planifikim të mirëfilltë si dhe të forcohen kontrollet në mbikëqyrjen e realizimit të projekteve, në mënyrë që të shmangen shpenzimet shtesë.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të sigurojë që përmes personave përgjegjës, që gjatë hartimit të PFV-e për vitin 2022, ti kushtohet vëmendje që mos të kenë gabime kontabël dhe administrative. Deklarata e dhënë nga ZKA dhe ZKF të nënshkruhen vetëm pasi që të janë siguruar që PFV janë të sakta dhe të plota.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të sigurojë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet që shpenzimet të planifikohen në ndarjet/kategoritë adekuate të buxhetit (apo të ridestinohen mjetet kur është e nevojshme dhe e mundshme), dhe që pagesa dhe regjistrimi i shpenzimeve të bëhet në mënyrë të drejtë dhe të saktë sipas kodeve ekonomike adekuate.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të sigurojë që kriteret e përcaktuara në thirrjet publike për mbështetje financiare të jenë të duhura në mënyrë që dokumentacioni i përcaktuar me kritere siguron dëshmi të mjaftueshme për verifikimin e të dhënave të dorëzuara nga aplikuesit.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të sigurojë që kriteret e përcaktuara në konkurse të jenë në pajtueshmëri të plotë me rregulloren e brendshme.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të sigurojë se janë ndërmarr hapa në përmbushjen e kërkesave ligjore për vitet e ardhshme, të përgatitet Plani Vjetor për Mbështetjes Financiare 30 ditë pas miratimit të Buxhetit, Raporti Gjithëpërfshirës Vjetor i mbështetje financiare publike për OJQ,si dhe të dhënat që përfshihen në plan të korrespondojnë me Buxhetin e Miratuar.

Related findings: 

#0 

  Compliance Municipality 2021-12-31 Nuk është adresuar


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të sigurojë efikasitet më të lartë në arkëtimin e llogarive të arkëtueshme, duke intensifikuar bashkëpunimin me AKP-n lidhur me obligimet për NSH-të të cilat janë në menaxhimin e tyre, e po ashtu duhet te merren te gjitha masat ligjore për trajtimin e borxheve të vjetra nga lejet afariste.

Related findings: 

#0 

  Strategic Accountability Municipality 2021-12-31 Nuk është adresuar


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të sigurojë se do të merr masat e nevojshme që planifikimi i aktiviteteve të prokurimit do të përfshijë kërkesat nga të gjitha njësitë në mënyrë që sa më pak aktivitete të realizohen jashtë planit të prokurimit. Nëse ndodh ndonjë aktivitet jashtë planit, paraprakisht duhet të njoftohet AQP konform kërkesave ligjore.

Related findings: 

#0 

  Municipality 2021-12-31 Nuk është adresuar