Auditimi i Komunës së Gllogocit

Urgjent

Fushat e identifikuara të rreziqeve

 

Rekomandimet sipas llojit

Përsëritet?

 

Statusi (i përgjithshëm)

 


Progresi i rekomandimeve
Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari të sigurojë se respektohen hapat e përcaktuar me rregullat në fuqi sa i përket realizimit të pagesave në mënyrë që gjatë procedimit të pagesave, të bëhet fillimisht zotimi i mjeteve, pastaj të nxirret urdhër blerje dhe në fund të pranohet malli/shërbimi dhe të kryhet pagesa.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të sigurojë se janë ndjekur të gjitha procedurat dhe hapat e prokurimit në angazhimin e kontraktorëve individual për shërbime të veçanta. Po ashtu, menaxhmenti duhet të përkujdeset që angazhimet për pozitat e rregullta të zhvillohen përmes procesit të rregullt të rekrutimit.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të sigurojë planifikim të buxhetit adekuat, si dhe inicimi i procedurave të shpenzimeve të realizohet vetëm kur mjetet janë në dispozicion me qëllim të kryerjes së gjitha detyrimeve ndaj operatorëve ekonomik.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të sigurojë planifikimin e drejtë të buxhetit duke forcuar disiplinën financiare që procesi i realizimit të pagesave të bëhet brenda planifikimeve buxhetore dhe afateve kohore të përcaktuara.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të sigurojë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet që shpenzimet të planifikohen në ndarjet/kategoritë adekuate të buxhetit (apo të ridestinohen mjetet kur është e nevojshme dhe e mundshme), dhe që pagesa dhe regjistrimi i shpenzimeve të bëhet në mënyrë të drejtë dhe të saktë sipas kodeve ekonomike adekuate.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të sigurojë që përmes personave përgjegjës, gjatë hartimit të pasqyrave për vitin 2022, ti kushtohet vëmendje që mos të kenë gabime kontabël dhe administrative dhe të gjithë zërat në pasqyrat financiare të jenë drejtë dhe të sakta.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të siguroj që, përmes menaxherit të prokurimit, si dhe menaxherëve të kontratave, se realizimi i kontratave bëhet në përputhje me planin dinamik/afatin për kryerjen e punëve/furnizimeve dhe për vonesat e pa arsyetuara, të aplikohen masat e parapara në kontratë.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të sigurojë kontrolle shtesë në departamentin e tatimit në pronë, në mënyrë që të dhënat në sistemin Protax të jenë të harmonizuara me rregulloren e tatimit në pronën e paluajtshme të komunës dhe me ligjin e tatimit në pronë.

Related findings: 

#0 

  Municipality


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari duhet të sigurojë se për të gjitha aktivitetet e prokurimit që kanë të bëjnë me punë, të mos iniciohen procedurat pa u siguruar specifika të qarta sipas projektit ekzekutues të cilat do të ndikonin në eliminimin e vonesave dhe të kostove shtesë.

Related findings: 

#0 

  Compliance Municipality 2021-12-31 Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari, duhet të sigurojë se të gjitha pasuritë e komunës janë identifikuar dhe regjistruar saktë në regjistrat përkatës të pasurive komunale. Po ashtu duhet siguruar se procesi i inventarizimit dhe vlerësimit të pasurive do të kryhet sipas kërkesave të Rregullores 02/2013 për menaxhimin e pasurive jo financiare në organizatat buxhetore, si dhe më pas, të bëhet krahasimi i rezultateve të inventarizimit me gjendjen kontabël të pasurive, duke i sqaruar të gjitha diferencat.

Related findings: 

#0 

  Urgent Information Municipality 2020-12-31 Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari të sigurojë përmirësimin e procesit të menaxhimit të llogarive të arkëtueshme në mënyrë të rritjes së efikasitetit në arkëtimin e tyre, duke mos përjashtuar edhe masat juridike. Po ashtu të siguroj funksionimin e sistemit për licencat e biznesit që të gjeneroj raporte sipas informatave të nevojshme për komunën.

Related findings: 

#0 

  Strategic Information Municipality 2021-12-31 Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari të sigurojë përmirësimin e kontrolleve të brendshme në mënyrë që paratë e gatshme të grumbulluar të dorëzohen me kohë në arkë dhe të depozitohen në bankë në harmoni me kërkesat e rregullës financiare për të hyrat.

Related findings: 

#0 

  Operations Municipality 2020-12-31 Pjesërisht i zbatuar


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Kryetari, duhet të sigurojë se subvencionet ndahen në përputhje me kriteret e vendosura në thirrje publike dhe të siguroj se Organizatat jo qeveritare të mos përfitojnë subvencione pa i plotësuar/pagatitur projektin dhe formularin e buxhetit.

Related findings: 

#0 

  Operations Municipality 2020-12-31 Nuk ka filluar zbatimi