Auditimi i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Urgjent

Fushat e identifikuara të rreziqeve

 

Rekomandimet sipas llojit

Përsëritet?

 

Statusi (i përgjithshëm)

 


Progresi i rekomandimeve
Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Ministri duhet të siguroj se janë trajtuar të gjitha kërkesat për lidhjen e kësaj kontrate si dhe mosshfrytëzimit të saj, po ashtu, të trajtojë shkaqet e mos ndërmarrjes me kohë të veprimeve nga zyrtarët kompetent për shkëputjen e kontratës. Më tutje, të ndërmarrë veprimet e nevojshme konform kërkesave ligjore në mënyrë që në të ardhmen të mos përsëriten rastet e tilla.

Related findings: 

#0 

  State


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Ministri duhet të sigurojë që planifikimi i prokurimit bëhet në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet zyrtarit të prokurimit me departamentin e buxhetit dhe departamentet tjera (njësitë kërkuese) për të diskutuar kërkesat e tyre për prokurim dhe buxhetin në disponueshmëri, në mënyrë që vetëm kërkesat e arsyeshme të njëjta apo të ngjashme mblidhen në një aktivitet të prokurimit për të fituar vlerën për paranë dhe për të reduktuar kostot e prokurimit.

Related findings: 

#0 

  State


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Ministri duhet të sigurojë aplikimin e procedurave adekuate të prokurimit gjatë zhvillimit të aktiviteteve, dhe njëherësh të sigurohet që në rastet kur përdoret procedura e negociuar të sigurohen dëshmitë përkatëse që mbështesin përdorimin e një procedure të tillë.

Related findings: 

#0 

  State


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Ministri duhet të siguroj që komisionet e vlerësimit i përmbahen kërkesave të legjislacionit përkatës me rastin e vlerësimit të aplikacioneve si dhe të bëj hartimin e një dokumenti të brendshëm i cili qartëson procedurën e vlerësimit të projekteve (poentimin) pas shqyrtimit të ankesave nga komisioni për rastet të cilat i kanë plotësuar kriteret për thirrje publike.

Related findings: 

#0 

  State


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Ministri duhet të sigurojë se shpenzimet planifikohen dhe realizohen konform kategorive ekonomike adekuate, për të mundësuar raportimin e drejtë të tyre sipas standardeve të kontabilitetit të sektorit publik në përputhje me planin kontabël. Nëse planifikimet buxhetore nuk përkojnë me natyrën e shpenzimit dhe nevojat e ministrisë, duhet të bëhet ridestinimi i mjeteve me qëllim të sigurimit të fondeve për pagesën e rregullt të shpenzimeve.

Related findings: 

#0 

  State Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Ministri duhet të ndërmerr të gjitha veprimet për të siguruar kushte pune dhe vijueshmërinë e rregullt në punë të punonjësve, duke bërë monitorimin e vazhdueshëm siç parashihet me aktet ligjore.

Related findings: 

#0 

  State Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Ministri duhet të siguroj se të gjitha projektet e subvencionuara të organizatave jo qeveritare (OJQ) arsyetohen në kohën e paraparë dhe me dokumentet mbështetëse valide të parapara me rregulloren për subvencione dhe transfere. Në rastet e mos arsyetimit të subvencioneve, të ndërmerren veprimet ligjore, siç parashihet me marrëveshjet përkatëse.

Related findings: 

#0 

  State Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Ministri duhet të bëj një analizë gjithëpërfshirëse të projekteve të filluara dhe të identifikojë arsyet e vonesave, si dhe të rishikoj disponueshmërinë e fondeve kundrejt punimeve të kontraktuara. Në të kundërtën, nuk duhet të nënshkruhen kontrata pa sigurimin paraprak të fondeve.

Related findings: 

#0 

  State Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Ministri duhet të ndërmarrë veprime për të siguruar regjistrimin e plotë dhe të saktë të pasurisë siç parashihet me rregulloren Nr. 02/2013 për menaxhimin e pasurisë jo financiare në mënyrë që gjendja e pasurisë të raportohet në mënyrë të saktë dhe të drejtë.

Related findings: 

#0 

  State Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Ministri duhet të sigurojë vendosjen e një sistemi efektiv në të cilin të gjitha faturat e papaguara protokollohen dhe evidentohen si dhe procedohen me kohë për pagesë në mënyrë që maksimalisht të zvogëlohet vlera e obligimeve të papaguara në fund të vitit.

Related findings: 

#0 

  State Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Ministri duhet të sigurojë që të gjitha avanset për udhëtime zyrtare duhet të arsyetohen dhe shumat e pashpenzuara të kthehen në afat prej 15 ditësh pas kthimit nga udhëtimi. Në të kundërtën, të ushtrojë padi gjyqësore kundër të gjithë zyrtarëve të cilët nuk kanë arsyetuar shpenzimet e udhëtimit zyrtar.

Related findings: 

#0 

  State Pjesërisht i zbatuar


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Ministri duhet të sigurojë që komisioni për inventarizimin e pasurisë pasi të hartoj një raport të përgjithshëm mbi inventarizimin e pasurisë, duhet të krahasoj gjendjen e inventarizimit me gjendjen në regjistrat e pasurive jo financiare për të korrigjuar gabimet e mundshme, dhe se e gjithë kjo të përfundoj para përgatitjes së PFV për vitin 2022.

Related findings: 

#0 

  State Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Ministri duhet të siguroj se respektohen të gjitha procedurat e përcaktuara me rregullore në mënyrë që para procedimit të pagesave, fillimisht të bëhet zotimi i mjeteve, pastaj të nxirret urdhër blerja, të pranohet malli/shërbimi dhe në fund të kryhet pagesa.

Related findings: 

#0 

  State


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Ministri duhet të marrë veprimet e nevojshme për të siguruar se me rastin e formimit të komisioneve të merren parasysh parimet për ndarjen e detyrave në mënyrë që zyrtarët të cilët përgatitin specifikimet të mos caktohen në komisionet e vlerësimit.

Related findings: 

#0 

  State