Auditim i Ministrisë së Shëndetësisë

Urgjent

Fushat e identifikuara të rreziqeve

 

Rekomandimet sipas llojit

Përsëritet?

 

Statusi (i përgjithshëm)

 


Progresi i rekomandimeve
Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Ministri duhet të sigurojë që janë ndërmarrë veprimet e nevojshme në mënyrë që shpenzimet të planifikohen në ndarjet adekuate të buxhetit dhe që pagesa dhe regjistrimi i shpenzimeve të bëhet sipas kategorive ekonomike adekuate, për të mundësuar raportimin e drejtë të tyre në PFV në përputhje me planin kontabël. Një bashkëpunim më efektiv me Ministrinë e Financave do të lehtësonte gjetjen e zgjidhjeve, në mënyrë që të shmangen këto devijime.

Related findings: 

#0 

  State


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Ministri duhet të sigurojë përmes menaxherit të financave një kordinim më efektiv në mes drejtorive në raportimin e faturave të papaguara me qëllim që në PFV të shpaloset vlera e saktë e obligimeve të papaguara.

Related findings: 

#0 

  State


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Ministri duhet të ndërmerr të gjitha veprimet për të siguruar monitorim të vazhdueshëm të punonjësve/specializantëve ashtu siç parashihet me aktet ligjore. Në rastet e tejkalimeve duhet të aplikohet ndalesa në pagë për të korigjuar dhe evituar dëmtimin e buxhetit për vlerën e tejkaluar.

Related findings: 

#0 

  State


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Ministri duhet të sigurojë përmes menaxherit të financave se çdo faturë e pranuar dhe e paguar nga ana e Ministrisë duhet të jetë në përputhje me kërkesat e ligjit të ATK-së. Po ashtu, Ministria duhet të rishikoj nëse normat e aplikuara të TVSH-së për këto fatura ishin adekuate dhe nëse ka devijime të ndërmerr veprime për korrigjimin e tyre.

Related findings: 

#0 

  State


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Ministri duhet të sigurojë se vlerësimi i ofertave përfundohet brenda afateve të përcaktuara duke mundësuar që furnizimet të merren në kohën e paraparë. Në rastet kur bëhet fjalë për procedura komplekse duhet të shqyrtohen zgjidhjet e nevojshme për të përshpejtuar procesin e vlerësimit.

Related findings: 

#0 

  State


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Ministri duhet të sigurojë se të gjitha njësitë brenda MSH-së bashkëpunojnë efektivisht me zyrtarin e pasurisë në mënyrë që të ketë një regjistër të plotë dhe të saktë të pasurive. Po ashtu, duhet shtuar kujdesi gjatë procesit të regjistrimit të pasurive dhe gabimet e evidentuara në regjistrin e pasurive duhet të korrigjohen në mënyrë që vlera e pasurive të jetë reale.

Related findings: 

#0 

  State 2021-12-31 Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Ministri duhet të sigurojë që marrëveshja e arritur fillon të zbatohet dhe në të gjitha rastet kur inkasimi nuk kryhet në kohën e duhur lëndët duhet të procedohen te përmbaruesi në mënyrë që të hyrat të inkasohen sa më parë.

Related findings: 

#0 

  State 2021-12-31 Pjesërisht i zbatuar


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Ministri duhet të sigurojë se pas inventarizimit duhet të bëhet harmonizimi me regjistrin e pasurive për të korrigjuar gabimet e mundshme në regjistrin e pasurive.

Related findings: 

#0 

  State 2021-12-31 Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Ministri duhet të sigurojë se Komiteti i Auditimit mban takimet nё mёnyrё qё puna e NJAB tё monitorohet dhe të jetë e pavarur dhe efektive përmes zbatimit të rekomandimeve.

Related findings: 

#0 

  State Pjesërisht i zbatuar