Auditimi i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit hapësinor dhe Infrastrukturës

Urgjent

Fushat e identifikuara të rreziqeve

 

Rekomandimet sipas llojit

Përsëritet?

 

Statusi (i përgjithshëm)

 


Progresi i rekomandimeve
Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Ministri duhet të sigurojë që janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që shpenzimet të planifikohen në ndarjet adekuate të buxhetit si dhe pagesat dhe regjistrimi i shpenzimeve të bëhen në kodet ekonomike përkatëse, për të mundësuar raportim të drejtë të tyre në PFV në përputhje me planin kontabël. Nëse planifikimet buxhetore nuk përkojnë me natyrën e shpenzimit dhe nevojat e ministrisë, duhet të bëhet ri-destinimi i mjeteve me qëllim të sigurimit të fondeve për pagesën e rregullt të shpenzimeve.

Related findings: 

#0 

  State


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Ministri duhet të sigurojë se kontrata kornizë aplikohen vetëm në rastet kur sasia e saktë nuk mund të definohet përderisa në rastet kur dihen saktë sasitë të aplikohen procedurat e duhura për dhënie të kontratës.

Related findings: 

#0 

  State


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Ministri, duhet të sigurojë se janë vendosur kontrolle efektive në fushën e prokurimit, për të siguruar vendosjen e kritereve të qarta në dosje të tenderit në përputhje me legjislacionin përkatës dhe se vlerësimi i ofertave të bëhet në pajtueshmëri të plotë me kërkesat e vendosura në dosjet e tenderit.

Related findings: 

#0 

  State


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Ministri duhet të siguroj që çdo shërbim i pranuar të jetë në përputhje me kushtet e kontraktuara si dhe për çdo ndryshim në kushtet e kontratës të siguroj se nuk anashkalohen kërkesat ligjore.

Related findings: 

#0 

  State


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Ministri duhet të vendos kontrolle të shtuara financiare dhe të siguroj se zyrtarët financiar zbatojnë me përpikëri të gjitha procedurat e shpenzimeve, dhe të gjitha faturat të paguhen sipas rregullave të përcaktuara ligjore.

Related findings: 

#0 

  State


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Ministri të sigurojë se bëhet monitorimi i rregullt i shfrytëzimit të ujërave të Kosovës dhe në rastet kur shfrytëzuesit e ujërave operojnë pa leje ujore apo me leje të skaduar, të merren masa konkrete për ndalimin e veprimeve të jashtëligjshme sipas dispozitave të parapara me kornizën ligjore në fuqi.

Related findings: 

#0 

  State


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Ministri duhet të merr masa që të evitohen kontestet përmbarimore që lidhen me shpronësimet si dhe të sigurojë buxhet të mjaftueshëm që obligimet të paguhen brenda afateve ligjore në mënyrë që mos të dëmtohet buxheti i i ministrisë me kosto shtesë të përmbarimit.

Related findings: 

#0 

  State


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Ministri duhet të siguroj buxhet të mjaftueshëm për kryerjen e obligimeve financiare të shpronësimeve si dhe të siguroj që kompensimi të bëhet në harmoni me legjislacionin e zbatueshëm. Më tutje, ministri të formojë një komision i cili do të analizojë bazën ligjore sa i përket pagesave dhe interesit të thjeshtë vjetor në lidhje me shpronësimet.

Related findings: 

#0 

  State


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Ministri në bashkëpunim me institucionet e involvuara në këtë proces duhet të rishikoj tërë procesin dhe t’i identifikoj të gjithë faktorët që kanë shkaktuar vonesat në funksionalizimin e këtij sistemi, si dhe të siguroj se brenda një periudhe të arsyeshme, sistemi të jetë në përdorim nga të gjitha institucionet.

Related findings: 

#0 

  State


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Ministri në bashkëpunim me menaxherin e prokurimit duhet të sigurojnë që kriteret e vendosura në Dosjen e tenderit të jenë të qarta, po ashtu të sigurojnë se dëshmitë e kërkuara të mos bien në kundërshtim me kriteret e vendosura në DT.

Related findings: 

#0 

  State


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Ministri duhet të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për angazhimin e këtyre të punësuarve duke siguruar kushte pune, duke përcaktuar objektiva të qarta të punës si dhe të siguroj monitorim të vazhdueshëm siç parashihet me aktet ligjore.

Related findings: 

#0 

  Compliance State 2020-12-31 Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Ministri përmes menaxherëve të kontratave duhet të sigurohet se për çdo devijim nga termat dhe kushtet e kontratave të kërkohen pëlqimet paraprake dhe aprovimet përkatëse në përputhje me rregullat e aplikueshme. Po ashtu të sigurohet se pagesa bëhet vetëm për sasitë e realizuara dhe për rastin e identifikuar të ndërmerren masa për kthim të mjeteve.

Related findings: 

#0 

  Compliance State 2020-12-31 Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Ministri duhet të siguroj se pjesë e komisioneve për pranimin e projekteve dhe punëve, do të jenë zyrtarët me kualifikime përkatëse, me njohuri të specializuar në infrastrukturën rrugore, që do të ofronin siguri se projektet janë realizuar në pajtueshmëri të plotë me standardet e ndërtimit.

Related findings: 

#0 

  Compliance State 2020-12-31 Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Ministri duhet të siguroj se procesi i inventarizimit përpilohet me kohë dhe është bërë krahasimi i gjendjes së inventarizuar me gjendjen në regjistrat e pasurive jo financiare në mënyrë që të shpalosen informatat e sakta rreth pasurive në PFV.

Related findings: 

#0 

  Information State 2020-12-31 Pjesërisht i zbatuar


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Ministri duhet të forcoj mekanizmat e kontrollit të brendshëm për të siguruar regjistrimin e saktë dhe të plotë të të gjitha pasurive kapitale në pajtim me kërkesat ligjore. Po ashtu të siguroj që përmes komisioneve përkatëse të bëhet një rishikim i detajuar i regjistrit të pasurive (sidomos vlerave të regjistruara të shpenzimeve të mirëmbajtjes) në mënyrë që të korrigjohen mangësitë e identifikuara dhe të prezantohet saktë vlera e pasurive në PVF për vitin 2022.

Related findings: 

#0 

  State 2020-12-31 Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Ministri duhet të sigurojë ripërtëritjen e kontratave me shfrytëzuesit e pronave publike në përputhje me legjislacionin përkatës si dhe të krijojë mekanizma efektiv për arkëtimin e borxheve.

Related findings: 

#0 

  State 2020-11-30 Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Ministri duhet të siguroj se kontrollet në zyrën e financave janë plotësisht efektive në mënyrë që të bëhet raportimi i drejtë dhe i saktë i obligimeve të papaguara.

Related findings: 

#0 

  State 2020-12-31 Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Ministri duhet të siguroj që për çdo projekt ka fonde të mjaftueshme të planifikuara, në mënyrë që kjo të mos reflektohet në kryerjen e obligimeve ndaj OE. Njëkohësisht të rishikoj mekanizmat e kontrollit në sistemin e menaxhimit të faturave, ashtu që të gjitha pagesat e të bëhen në përputhje me afatet kohore ligjore.

Related findings: 

#0 

  State 2020-12-31 Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Ministri duhet të siguroj që në afat sa më të shpejtë kohor të funksionalizohet Komiteti i Auditimit në përputhje me kërkesat ligjore, në mënyrë që të zbatohet mbikëqyrja dhe mbështetja NjAB dhe të sigurohet pavarësia e kësaj njësie.

Related findings: 

#0 

  State Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Ministri në bashkëpunim me MPB-në duhet të gjej një zgjidhje sa më të shpejtë për lidhjen e kontratës me njërin nga operatorët ekonomik të telekomunikimit në mënyrë që më tutje të realizohen shpenzimet e rregullta bazuar në një kontratë valide për këto lloje të shërbimeve.

Related findings: 

#0 

  State Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Ministri duhet të siguroj se para inicimit të projekteve paraprakisht kryhet procesi i shpronësimit të tokave në të cilat parashihet realizimi i projekteve si dhe ti kushtohet rëndësi përpilimit/përgatitjes të projekteve ekzekutive në mënyrë që realizimi i punimeve të bëhet sipas planeve dinamike.

Related findings: 

#0 

  State Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Ministri duhet të siguroj që para se të hartohen projektet ekzekutive, të jenë kryer të gjitha ekzaminimet në terren, përfshirë: matjet gjeodezike, incizimin e gjendjes reale në terren, zgjidhjen e çështjeve pronësore dhe përcaktimin e saktë të trashësisë së rrugëve. Në rastet e gabimeve me implikim financiar për MMPHI-në, jo vetëm të kërkohet korrigjimi i tyre por edhe të aplikohen penalizime tek kompania projektuese.

Related findings: 

#0 

  State Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Ministri duhet të sigurojë se janë vendosur kontrollet e duhura për të siguruar që përmes menaxherëve të kontratave do të bëhet mbikëqyrja e duhur e realizimit të kontratave në mënyrë që të mos bëhet tejkalimi i tyre. Gjithashtu, ministri duhet të siguroj përmes zyrës së prokurimit se aplikohen lloji i procedurës për kontratë kornizë duke potencuar devijimin +/-30% në vlerën indikativë të kontratës (në rastet kur mund të definohet sasia indikative), dhe vetëm në rastet kur sasia indikative nuk mund të definohet, atëherë të aplikohen kontrata me çmim njësi në formën që e parasheh ligji.

Related findings: 

#0 

  State Pjesërisht i zbatuar


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Ministri duhet të siguroj që detyrimet kontingjente prezantohen në shuma të sakta dhe se mbahen evidenca të plota me dëshmi mbështetëse lidhur me çështjet që janë në procedurë gjyqësore.

Related findings: 

#0 

  State Nuk ka filluar zbatimi


Rekomandimi Prioriteti Zona Niveli Afati kohor Statusi
Ministri duhet të siguroj që departamentet përkatëse të bashkëpunojnë me zyrtarin e pasurive për të identifikuar të gjitha projektet e përfunduara, në mënyrë që pasuritë të regjistrohen si pasuri në përdorim dhe të llogaritet zhvlerësimi i tyre. Po ashtu, projektet e financuara dhe të përfunduara për komuna, të barten tek komunat përfituese duke i larguar nga regjistrat e ministrisë.

Related findings: 

#0 

  State Nuk ka filluar zbatimi