Auditimi i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
Urgjent
Fushat e identifikuara të rreziqeve
Rekomandimet sipas llojit
Përsëritet?
Statusi (i përgjithshëm)
Rekomandimi | Prioriteti | Zona | Niveli | Afati kohor | Statusi |
---|---|---|---|---|---|
Ministri duhet të sigurojë se është bërë një analizë e gjetjeve që kanë ndikuar në modifikimin e opinionit të auditimit dhe të ndërmerr veprimet e nevojshme për të siguruar që mangësitë dhe gabimet e tilla të mos përsëriten gjatë përgatitjes së pasqyrave financiare të vitit 2022. Pasqyrat financiare të mos dorëzohen në Thesar-MFPT para se t’i nënshtrohen një rishikimi të detajuar nga ana e menaxhmentit.
Related findings: |
![]() |
State |
|
||
Rekomandimi | Prioriteti | Zona | Niveli | Afati kohor | Statusi |
---|---|---|---|---|---|
Ministri duhet të sigurojë që të gjitha raportet e kontrolles Ex-post të përcillen me veprime konkrete në kohën e paraparë për monitorimin e tyre. Në rastet e mos përmbushjes së detyrimeve kontraktuale nga përfituesit, të ndërmerren masat për pezullimin dhe kthimin e mjeteve siç kërkohet me marrëveshje.
Related findings: |
![]() |
State |
|
||
Rekomandimi | Prioriteti | Zona | Niveli | Afati kohor | Statusi |
---|---|---|---|---|---|
Ministri duhet të sigurojë azhurnimin e çmimores në bazë të së cilës miratohen çmimet e granteve duke bërë hulumtimin e tregut për masat përkatëse, në mënyrë që ajo të jetë më gjithëpërfshirëse dhe të mundësojë trajtim të barabartë të kërkesave nga përfituesit.
Related findings: |
![]() |
State |
|
||
Rekomandimi | Prioriteti | Zona | Niveli | Afati kohor | Statusi |
---|---|---|---|---|---|
Ministri duhet të sigurojë që të ndërmerren masat/veprimet konkrete për të siguruar që garancionet bankare të ofruara nga p137rfituesit për paradhënjen prej 50% të përkahjes publike mbulojnë periudhën deri tek vendimi përfundimtar për pagesë apo refuzim të pagesës përfundimtare, me qëllim të marrjes së sigurisë dhe evitimit të procedurave gjyqësore me rastin e mos përmbushjes së projekteve nga përfituesit.
Related findings: |
![]() |
State |
|
||
Rekomandimi | Prioriteti | Zona | Niveli | Afati kohor | Statusi |
---|---|---|---|---|---|
Ministri përmes zyrës së financave dhe drejtorive përkatëse duhet të forcojnë masat e përgjegjësisë ndaj zyrtarëve financiar dhe zyrtarëve tjerë administrativ për të siguruar se të gjitha obligimet do të paguhen brenda afatit ligjor prej 30 ditësh pas pranimit të faturave, ndërsa tek subvencionet dhe transferet duhet të ndërmerren veprime për zbatimin në praktikë të afatit kohor nga kërkesa deri te finalizimi i pagesës duke e eliminuar tejkalimin e afatit për pagesë.
Related findings: |
![]() |
State |
Nuk është adresuar
|
||
Rekomandimi | Prioriteti | Zona | Niveli | Afati kohor | Statusi |
---|---|---|---|---|---|
Ministri duhet të sigurojë se ky projekt vihet në funksion si dhe regjistrohet në regjistrat përkatës të pasurisë. Po ashtu, të sigurojë se Komisioni i formuar për shqyrtimin dhe vlerësimin e pronave të IBK-së do të finalizojë evidentimin e pasurive dhe të njejtat të regjistrohen në regjistrat e pasurisë.
Related findings: |
![]() |
State |
Nuk është adresuar
|
||
Rekomandimi | Prioriteti | Zona | Niveli | Afati kohor | Statusi |
---|---|---|---|---|---|
Ministri duhet të sigurojë që komisionet për invertarizimin dhe vlerësimin e pasurisë të përfundojnë punën e tyre para përgatitjes së pasqyrave financiare, si dhe të bëjnë krahasimin e të dhënave si rezultat i inventarizimit me gjendjen e pasurive në regjistrat kontabël. Mungesat, tepricat, pasuritë e dëmtuara, duhet t’i prezantojë në raport dhe të njëjtin duhet ta aprovoj menaxhmenti në mënyrë që ndryshimet të reflektohen edhe në regjistrat kontabël.
Related findings: |
![]() |
State |
Nuk është adresuar
|
||
Rekomandimi | Prioriteti | Zona | Niveli | Afati kohor | Statusi |
---|---|---|---|---|---|
Ministri duhet të sigurojë planifikimin e buxhetit në përputhje me natyrën e projekteve në mënyrë që pagesat të realizohen sipas kategorive ekonomike adekuate, për të mundësuar raportimin e drejtë të tyre në PFV në përputhje me planin kontabël. Nëse planifikimet buxhetore nuk përkojnë me natyrën e shpenzimit dhe nevojat e ministrisë, duhet të bëhet ridestinimi i mjeteve me qëllim të sigurimit të fondeve për pagesën e rregulltë të shpenzimeve.
Related findings: |
![]() |
State |
|
||
Rekomandimi | Prioriteti | Zona | Niveli | Afati kohor | Statusi |
---|---|---|---|---|---|
Ministri duhet të siguroj efikasitet më të lartë në arkëtimin e llogarive të arkëtueshme, duke ndërmarrë të gjitha masat ligjore për trajtimin e borxheve të vjetra nga dhënia me qira të tokave bujqësore.
Related findings: |
![]() |
State |
|
||
Rekomandimi | Prioriteti | Zona | Niveli | Afati kohor | Statusi |
---|---|---|---|---|---|
Ministri duhet të analizojë në hollësi çështjen e mbipagesave me rastin e kompenzimit të dëmeve për fermerët si dhe ta konsultoj zyrën ligjore dhe Komunën përkatëse duke u angazhuar në kthimin e këtyre pagesave nga përfituesit në llogarinë e buxhetit. Gjithashtu, duhet të siguroj krijimin e bazës ligjore në të cilën do të vendosen kritere të qarta të aplikimit dhe vlerësimit të dëmeve duke forcuar kontrollet para realizimit të shpenzimeve.
Related findings: |
![]() |
State |
|
||
Rekomandimi | Prioriteti | Zona | Niveli | Afati kohor | Statusi |
---|---|---|---|---|---|
Ministri duhet të sigurojë se roli, puna dhe misioni i KA në Ministri po përmbushet dhe funksioni i auditimit të brendshëm është i monitoruar mirë me qëllim që të arrihen objektivat e synuara të organizatës.
Related findings: |
![]() |
State |
|
||